Books time: Vajza e Bruklinit
Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën. Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit.
Intrigë djallëzore, personazhe të veçantë që të nguliten në mendje, të mban pezull në çdo çast: Me “Vajza e Bruklinit”, Guillaume Musso na jep një nga romanet e tij më ambiciozë dhe më të arrirë. Kush eshte ‘vajza e Bruklinit’ cfare fshihet pastaj ketij sinonimi , kush jane 3 trupat e shkrumuar ne foton qe solli ndarjen mes Anes dhe Rafaelit . Te tjera pikepyetje dhe engima ju shoqerojne deri ne fund te librit. Lexim te kendshem!😉
Fragment nga libri
E mbaj fort mirë mend këtë çast. Ishim përballë detit. Horizonti vezullonte. Aty, Ana më pyeti:
– Sikur të kisha bërë gjënë më të keqe,
do të më doje përsëri?
Të ishe ti, si do të përgjigjeshe?
Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç’mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.
– Këtë e kam bërë unë.
Sot, pashë sekretin e saj dhe e kuptova që rrugët tona do të ndaheshin përgjithmonë.
I tronditur, u ngrita dhe u largova pa thënë asnjë fjalë.
Kur u ktheva, ishte tepër vonë: Ana qe zhdukur. Dhe, që nga ajo kohë, po e kërkoj.
I thellë dhe rrëmbyes, një intrigë po aq tërheqëse sa serialet më të mira televizive.
Thanë për librin dhe autorin
Virtuoz! Një kënaqësi e madhe ta lexosh!
– MICHEL FIELD, Au Field de la nuit
Guillaume Musso ngul këmbë dhe godet në shenjë.
Ai është mjeshtri i suspansës.
– CASSANDRE DUPUIS, Le Figaro
Një libër që të mban pezull aq sa të merren mendtë. Vështirë të shkëputesh nga “Çasti i tashëm” deri në faqen e fundit.
– JéRôME VEMELIN, Metronews
Guillaume Musso nënshkruan një nga kryeveprat e tij më spektakolare dhe, sigurisht, më kulmoren!
– BERNARD LEHUT, RTL
Të mban pezull si vetë ferri. Nuk mund të thuhet asgjë më tepër. Përveçse Musso ngjitet lart e më lart.
– HERVé BERTHO, Ouest-France
Një roman i mrekullueshëm! Faqet fluturojnë!
– PHILIPPE VALLET, France Info
Një vorbull fantastike dhe e ankthshme që të rrëmben në mënyrën më të papritur.
– LIONEL PAOLI, Nice-Matin
Një yll polar i metafizikës..., i stërholluar dhe ambicioz.
– ALEXANDRE GEFEN, Marianne
Comments
Post a Comment